"Kush i shërben Zotit nuk braktiset"/ Kryepiskopi Joan: Rritja shpirtërore është një udhëtim që nuk mbaron kurrë

"Kush i shërben Zotit nuk braktiset"/ Kryepiskopi Joan: Rritja

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan, ka drejtuar Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Gjatë predikimit, ai foli për rëndësinë e mesazheve të Ungjillit në jetën e përditshme dhe për rritjen shpirtërore, të cilën e përshkroi si një proces të vazhdueshëm që nuk përfundon.

Sipas tij, njeriu është gjithmonë në zhvillim shpirtëror dhe, nëse nuk përpiqet të ngrihet, rrezikon të largohet nga kjo rrugë. Ai e krahasoi këtë me ligjet e natyrës, duke thënë se ashtu si çdo gjë që nuk ngrihet, bie poshtë, edhe në jetën shpirtërore ndodh e njëjta gjë.

Kryepiskopi u ndal edhe te ideja e thirrjes së Zotit, duke thënë se ajo është e vazhdueshme për çdo njeri dhe se përgjigjja ndaj saj duhet të jetë e menjëhershme.

Ai shtoi se puna për besimin dhe për Zotin nuk e lë njeriun dhe familjen e tij pa mbështetje, ndërsa leximi sipërfaqësor i Ungjillit, sipas tij, nuk sjell kuptim të vërtetë të mesazhit të tij.

EMISIONET