Kundër mbylljes së shkollave, Qiraxhi: Ministria e Arsimit dështoi të siguronte ngrohje në shkolla

Të hënën aktivistët e “Qëndresës Qytetare” kanë njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin e kësaj të fundit për të mbyllur shkollat për tre ditë. Ata thonë se Ministria dështoi të siguronte ngrohje në institucionet arsimore ndërsa shkëputja nga shkolla mund të shtojë mangësitë te nxënësit.

Mbylljen e shkollave nga e hëna në të mërkurë aktivistët e “Qëndresës Qytetare” e shohin si dështim të Ministrisë së Arsimit për të siguruar ngrohje në klasa e për të menaxhuar situatën që sjellë moti i ftohë në institucionet arsimore.

“Nga Ministria e Arsimit ne nuk presim që të bëjë parashikimin e motit apo të zëvendësojë institutin e Meterelogjisë. Kemi një Ministri Arsimi enkas për të administruar të gjithë sfidat që dalin përpara. Nëse është ftohtë duhet të kemi ngrohëse dhe sisteme që ngrohin klasat. Ne mendojmë se kemi një dështim të menaxhimit të situatës së ngrohjes në shkolla, ku gjatë këtyre viteve ne kemi parë që nxënësit shkojnë në klasa me dorashka dhe marrin mësim me xhupa.”

Migen Qiraxhi thotë se kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit janë edhe vetë mësuesit por ata nuk e ngrenë zërin për këtë shqetësim pasi i druhen largimit nga puna.

“Ne jemi të trishtuar se kur komunikojmë me mësuesit ata të cilët na kanë  arsimuar gjatë rinisë sonë dhe në fund të bisedës, na thonë mos na trego emrin. Ne jemi në një situatë  ku Komunitetit që do sakrifikon më shumë, nuk ka mundësi të thotë as kam ftohtë.”

Shkëputja e fëmijëve qoftë edhe për tre ditë nga shkollat sipas aktivistëve do të shtonte problemet te nxënësit të cilët kanë ende mangësi nga kryerja e mësimit online një vit më parë.

“Një Studim i UNICEF, këshillonte Maqedoninë që mbyllja e dytë e klasave do të ishte katastrofale. Ne nuk jemi në situatën , ku kemi lukse apo situate e kurrikulave është e shëndoshë dhe progresi i fëmijëve është e shëndoshë, të mbyllemi herë pas herë. Kjo lloj emergjence na duket e pajustifikuar."

Për të kundërshtuar mbylljen e institucioneve arsimore parauniversitare “Qëndresa Qytetare” ka njoftuar protestë ditën e hënë para Minsitrisë së Arsimit.

EMISIONET