Ndërprerja e shkollave, Kushi: Njëri prind lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative e financiare

Ndërprerja e shkollave, Kushi: Njëri prind lejohet të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar përmes Facebook-ut se Këshillit të Ministrave ka vendosur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare lidhur me ndërprerjen e mësimit.

Kushi bën me dije se i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme

Procesi mësimor nga data 24-26 janar është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe uljes së temperaturave deri në -17 gracë Celsius.

Kushi: Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 - 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Ju uroj të dielë të qetë!

 

EMISIONET