Kuka: Diploma që mora vetëm një karton, ëndrrat po mi thyen shteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 18:31
E ftuar në emisionin Epiqendër të moderatores së Ora News Sonila Musai ishte Ornela Kuka, e diplomuar për mësimdhënie.
Në fjalën e saj Kuka u shpreh se diploma që ka marrë dhe ëndrra për mësimdhënie ka mbetur në sirtar.
Ajo u shpreh se të gjitha sakrificat që përfshijnë investim moral dhe financiar kanë shkuar dëm pasi i është dashur të bëhet “elastike” për tregun e punës në një profil që nuk ka lidhje me degën që ka studiuar.