Ksamil/ Turisti rumun hidhet me kokë në det pëson frakturë në qafë. Niset me urgjencë në Tiranë

Ksamil/ Turisti rumun hidhet me kokë në det pëson frakturë

Një turist rumun është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi ka pësuar frakturë të qafës nga hedhja me kokë në det në një nga plazhet e Ksamilit.

Shtetias rumun Catälin - Dumitru Macanu, 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spital  ku mjekët kanë konstatuar frakturë të qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pasi mjekët kanë konstatuar gjëndjen e rëndë i riu është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ky është aksidenti I dytë që ndodh në det. 6 ditë më parë një pushues 28 vjeçar nga Tepelena u hodh me kokë në det dhe pësoi frakturë të rruazës së qafës.

EMISIONET