KQZ u dërgon mediave të vendit, 15 rregullat që duhen respektuar për zgjedhjet e 14 majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 13:57
Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar mediave të vendit një listë me rregulla të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.
Rregulla të cilët shërbejnë për një mbarëvajtje të fushatës zgjedhore.
Kryesisht, përcaktohen minutazhet që mediat duhet të transmetojnë reklamat e subjekteve politike.
Gjithashtu në informacionin që KQZ u ka drejtuar 44 mediave, thuhet se duhet të ruhet baraspesha mes partive politike.