KQZ “certifikon” votat, Celibashi: Brenda 5 ditëve priten ankimimet

9 ditë pas mbylljes së votimeve kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka firmosur tabelat e rezultatit për të 12 qarqet.

Përmes miratimit të votave për partitë dhe për kandidatët, do të realizohet dhe shpërndarja e 140 mandateve, 74 prej të cilëve për PS, 59 për  PD, 4 LSI dhe tre PSD.

"Ne mbështesim çdo nismë dhe çdo aksion të kujtdo subjekt zgjedhor ose jo për të denoncuar akte të cilat janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës," tha Celibashi.

Në mbledhje ka qenë kandidati i pavarur Bojken Abazi që ka dhënë kundërshtitë e tij për të cilat Celibashi ka deklaruar se duhen bërë përmes ankimit.

"Sot ne miratojmë tabelat e rezultateve bazuar në tabelat e rezultateve për çdo qendër votimi. Kjo nuk u heq të drejtën që ju të prezantoni të gjithë ato shqetësime që ju prezantoni, por të cilat në mënyrë më efikase do të duhet t'i prezantoni nëpërmjet një ankimi brenda 5 ditëve duke filluar nga dita e sotme," tha Celibashi.

Në nisje të seancës, KQZ ka deklaruar se kandidati i PD Zef Hila nuk ka probleme në vetë-deklarim dhe nuk preket nga dekriminalizimi.

EMISIONET