Marku: Ata që duan dorëheqjen e Bashës janë shërbëtorët e Ramës


Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes që zhvilloi bashkë me kolegët e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Marku shprehet se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe se do të jetë një luftë  derisa Kryeministri Edi Rama të largohet nga pushteti.

Mark Marku: Do të jetë një luftë totale. Do të jetë një luftë derisa Rama të largohet nga pushteti. Aty ku nuk ka zgjedhje të lira, u lind e drejta qytetarëve të reagojnë në të gjitha format sepse pushteti është legjitim."- tha ai 

Më tej Marku theksoi se ata që kërkojnë dorëheqjen e Kryedemokratit Lulzim Basha, janë shërbyes të Ramës dhe duan të largojnë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

Pyetje: Kemi pasur dhe zëra kundër Bashës për të dhënë dorëheqjen, si e konsideroni?

Mark Marku: Unë I konsideroj si shërbyes të Ramës, për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve. 

EMISIONET