Konomi: Personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për asistent, jo kujdestar

Përfaqësuesi i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Darian Konomi, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku diskutoi një nga problematikat më të mprehta për personat me aftësi të kufizuara: mungesa e një sistemi të mirëfunksionuar të asistentit personal.

“Asistenti personal nuk duhet të jetë asnjëherë familjar. Familjari ka punën e vet, nuk mund të jetë kujdestar.

Ky është një propozim që e kemi bërë: asistenti duhet të jetë i trajnuar. Unë nuk kam nevojë për kujdestar, por për asistent,” – tha Konomi.

Ai shpjegoi se një asistent personal profesionist i trajnuar i mundëson personit me aftësi të kufizuara të jetë i pavarur, aktiv dhe i integruar në shoqëri, ndërsa përdorimi i familjarëve e kthen këtë shërbim në formë kujdestarie dhe cenon jetën e të dy palëve.

 

EMISIONET