Paloka: Mungesa e aksesit na përjashton nga votimi dhe politika

Aktivisti i shoqërisë civile, Stefan Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku diskutoi për sfidat strukturore që vazhdojnë të pengojnë pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën publike dhe politike në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Paloka ngriti një shqetësim serioz: përjashtimin de facto të shumë personave me aftësi të kufizuara nga procesi zgjedhor, për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në qendrat e votimit.

“Shumë prej nesh janë të përjashtuar nga procesi zgjedhor për shkak të problemeve të aksesit.

Nëse qendra e votimit është në kat të dytë apo të tretë, me çfarë do të ngjitemi?,” – u shpreh Paloka.

Ai theksoi se barrierat fizike jo vetëm kufizojnë të drejtën për votë, por cenojnë edhe të drejtën për përfaqësim politik, duke e bërë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara të padukshëm në vendimarrje.

 

EMISIONET