Kongresi perinatal Durrës, projekt pilot që lidhet me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës
Kirurgë, neurokirurgë, kardiokirurgë pediatër, anestezistë e mjekë obstetër-gjinekologë janë mbledhur në Durrës në kongresin e tretë të kujdesit perinatal.
Në fokus të diskutimeve ishin problematikat e shfaqura në shtatzëni.
“Gjithashtu kemi folur dhe për një projekt pilot që lidhet me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës që besoj se do ta vejmë në jetë shumë shpejt”, u shpreh mjeku Arben Rrugia.
Mjekët nga Shqipëria, Kosova, Italia, Anglia, Greqia e shumë vende të tjera, folën mbi rëndësinë që mbart ky kongres, teksa u theksua nevoja e depistimit.
“Në disa diskutime theksi u vu në këtë që të depistojmë herët praninë e virusit te mosha aktive seksuale, t`i ndihmojmë këto zonja të diagnostikohen dhe trajtohen në mënyrë që të mos kalojnë në fazat e avancuara, u shpreh njëra nga pjesëmarrëset.
Kongresi Ndërkombëtar i Riprodhimit, Andrologjisë dhe Shëndetit Perinatal zhvillohet për herë të tretë në Shqipëri.





