“Konflikti Rama-Kim lidhet me dekretin e Biden”, Çollaku: Së shpejti non gratat trokasin në derën e qeverisë
A ka një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA Yuri Kim?
Shfaqje të një përplasje e konsideron deputeti i PD Kreshnik Çollaku marrëdhënien e tanishme të krijuar mes Ramës dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
Por ndryshe nga se është aluduar në media Çollaku thotë se konflikti mes tyre nuk ka të bëjë me zgjedhjen e kreut të SPAK por më tepër me dekretin e presidentit Biden për aktorët e korruptuar në Ballkan.
Kreshnik Çollaku: Është shfaqja e një përplasje jo vetëm të Ramës me ambasadoren një situate një tuneli që po mbyllet për gjendjen ku Rama mendoi se mund të mbijetonte nga ballafaqimi me politikat korruptive. Mendoj se është më e thellë se përplasja për një kryeprokuror të SPAK apo një element të caktuar hetimi. Pak është folur për dekretin e presidentit Biden për aktorët e korruptuar në Ballkan. Të gjithë ti rikthehen dhe një herë atij dekreti që përcakton gjithë skenën për Ballkanin Perëndimor. Në këtë dekret citohet që “Për aktorët e korruptuar në Ballkan, korrupsioni shikohet jo vetëm si një kërcënim i sigurisë kombëtare por një cenim si sigurisë kombëtare të SHBA. Pra aktorët e korruptuar në Ballkan konsiderohen si armiq të sigurisë kombëtare të SHBA.
Deputeti demokrat thotë se goditja do të jetë frontale kundër aktorëve të korruptuar.
Madje ai thotë se valë të kësaj goditje kanë mbërritur në Shqipëri dhe së shpejti non gratat do të trokasin në derën e qeverisë.
Kreshnik Çollaku: Ky mendoj se është thelb i përplasjes së ambasadores amerikane me Ramën. Nuk ka lidhje me ambasadoren amerikane personalisht por ka lidhje me atë që ambasadorja amerikane ka detyrë të bëjë. Të zhvillojë në vendin tonë politikën e SHBA, të presidentit. Valë e kësaj goditje është Rama, valë të kësaj goditje kanë mbërritur në Shqipëri. Një rast është publik dhe i vetëpranuar nga lideri historik i PD Sali Berisha, por nuk është non grata i vetëm në Shqipëri. Non grata ka në krah të maxhorancës. Dhe non gratat ose kanë trokitur ose do të trokasin shumë shpejt në derën e qeverisë dhe këtë përpiqet të shmang duke kapur në kontroll atë që është arma më e mbështetur nga SHBA që është SPAK.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.