Konflikte me fqinjin në Fier, babë e bir nxjerrin armët, prangosen nga policia

Konflikte me fqinjin në Fier, babë e bir nxjerrin armët,

Policia e Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Kështu, është bërë e mundur prangosjen e 30-vjeçarit, i cili gjuajti në ajër dhe kanosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.

''Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit F.(I). Z., i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi F. (I). Z., 30 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, si dhe babai i tij, shtetasit P. Z., 59 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.'' - njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Kanosja".

EMISIONET