Kokalari pagëzon në "Air Albania" PD si parti konservatore: Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator

Evi Kokalari e ka mbështetur zotin Berisha gjatë takimeve të "foltores."

Edhe sot ajo ishte e pranishme në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në "Air Albania."

Kokalari u shpreh se sot është fillimi i fundit të PD-së opozitare dhe është fillimi i PD-së konservatore.

Kokalari: Si të tillë po e pagëzojmë në këtë stadium. Sot ju keni treguar që jemi të gjithë të bashkuar. Falenderoj të gjithë demokratët që firmosën dhe erdhën këtu për të shkarkuar Lulzim Bashën. Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator kur vendosi të nxjerrë zotin Berisha nga grupi parlamentar.  Unë ju garantoj që zoti Berisha i cili do jetë kryeministri i ardhshëm do ta fusë Shqipërinë në komunitetin evropian. Dua t'ju them që unë nuk e dua Shqipërinë si Evropa, por e dua si Amerika. SHBA është aleatja jonë më e mirë dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe elementëve të George Soros.

Kokalari u shpreh se sot është ndryshuar metoda se si PD do votojë me të drejtën e votës dhe të zgjedhjes së kryetarit.

Kokalari: Që këtej e tutje do kemi meritokraci në PD.

Kokalari falenderoi Berishën për forcën dhe energjinë që solli në parti dhe për faktin që e mbajti fjalën për ta shndërruar partinë në një parti konservatore.

 

EMISIONET