Ademi nga "Air Albania": Arritjet më të mëdha drejt integrimit Shqipëria i ka njohur nën qeverisjen e Berishës

Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk mori pjesë në "Foltoren" e zhvilluar në Shkodër nga zoti Berisha, por ajo zgjodhi që t'i shprehte hapur mbështetjen e saj në Kuvendin e "Air Albania.

Ademi u shpreh se është takuar me qëndrestarë të palëkundur të PD-së që nga dhjetori i '90.

Ademi: Shoh të rinj e të reja, shpresa e ndryshimit për këtë vend dhe më mbushte zemra plot që vajza dhe zonja janë pjesë e familjes sonë të madhe. Miëjra demokratë në këtë Kuvend, ata që po na ndjekin nga e gjithë Shqipëria kanë mbajtur dhe do të mbajnë peshën e PD-së. Jo vetëm në fushata por edhe në vitet aspak të lehta në përballje me regjimin. PD-ja lindi si një nevojë për të nisur rrugën drejt demokracisë pas një vuajtjeje 45-vjeçare, pro PD-ja që në orët e para e përqafoi vokacionin perëndimor, atë evropian dhe atë amerikan. Shqipëria si gjithë Evropa është parimi që na udhëheq të gjithëve. Unë e refuzoj çdo përcaktim dashakeq ngado që mund të vijë dhe tenton të zhvendosë orientimin e përcaktuar qartë në virin 1990 dhe që është konsoliduar këto 30 vite.

Ademi u shpreh se askund në radhët e mbështetësve të PD-së nuk ka dyshime për rrugën në të cilën duhet të ecë PD-ja.

Ademi: Në këto 30 vite Shqipëria ka bërë arritje të mëdha, por nuk mund të mos e vlerësojnë shqiptarët që arritjet më të rëndësishme në rrugëtimin e vendit tonë drejt NATO dhe BE janë realizuar në vitet e qeverisjes së PD-së. Duke nisur nga shembja e regjimit të diktaturës e deri të anëtarësimi në NATO e liberalizimi i vizave. Këto janë disa nga më të rëndësishmet.

Ademi u shpreh se në 8 vitet e fundit Shqipëria ka njohur vetëm rekorde  negative.

 

EMISIONET