Kokaina në banane, SPAK kërkon pushimin e çështjes për babain e Arbër Çekaj
Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar pushimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Selim Çekajt.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i arrestuar dhe hetuar për trafikun e 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit.
Kokaina u gjet nga policia në një kontinjer të kompanisë që administrohej nga Selim Çekaj.
Fillimisht Çekaj u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie për shkak të moshës dhe shëndetit jo të mirë.
Dosja e trafikut të 49 kg kokainë aktualisht mbetet pa autor dhe çështja i kalon policisë për zbardhjen e emrave të trafikantëve.
Pritet që kërkesa e Prokurorisë për pushimin e ndjekjes penale për Çekaj të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme.
Nëse gjykata miraton kërkesën e SPAK, ateherë dosja mbetet pa asnjë person të hetuar apo identifikuar.
Aktualisht në burg vijon të qëndrojë djali i Selim Çekaj, Arbër Çekaj, i cili është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafikun e drogës prej 613 kg kokainë.