Këlliçi: Në 8 vite është vrarë çdo zë potencial në PD, më 18 dhjetor s’ka Kuvend

Këlliçi: Në 8 vite është vrarë çdo

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur se gjatë kohës që ka qenë Lulzim Basha në krye të PD është vrarë çdo zë potencial në PD, për shkak të unit dhe fuqisë së liderit.

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora, Këlliçi ka bërë fajtor edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ky i fundit minimizoi figurat me potencial në PD.

Belind Këlliçi: Në gjykimin tim Berisha është fajtor në këtë mes për mbajtjen në mënyrë të mbyllur të PD për vite me radhë dhe minimizimin e rolit të gjithë figurave me potencial. Berisha kur u largua la PD me 5-6 figura që kishin potencial për ta drejtuar PD, jo vetëm Basha e i ndjeri Sokol Olldashi por edhe të tjerë Në 8 vite është vrarë çdo zë potencial në PD, për shkak unit dhe fuqisë liderit. Ai nuk ka prezantuar asnjë drejtues politik në asnjë qark. E gjithë fushata ka qenë një  stil presidencial amerikan dhe e gjitha e rrethuar rreth Bashës. Rreth aftësive të tij jashtëtokësore.

I pyetur se a do dalë sërish Basha kryetar i PD më 12 dhjetor, një ditë pas Kuvendit Kombëtar, Këlliç i u shpreh se ai nuk mundet të dalë kundër vullnetit të delegatëve.

Më tej shtoi se më 18 dhjetor nuk do të ketë Kuvend Kombëtar, i cili është thirrur nga Basha.

Luan Rama: A do të jetë Basha më datë 12 kryetar i PD”

Belind Këlliçi: Varet nga vendimi i Kuvendit Kombëtar. 5 mijë delegatët janë organi më i lartë në PD. Basha nuk ka asnjë shans që të dalë kundër vullnetit të delegatëve. Nuk kam parë ndonjë kryetar partie në botë që të ketë kundër partinë e tij

Do të shkoj në Kuvendin e datës 11. Për datën 18 kam votuar kundër, në 18 nuk do të ketë Kuvend.

EMISIONET