Kara: Beleri po bëhet precedent, krijojmë një traditë të mirë ku drejtësia po thotë fjalën e saj
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Romeo Kara, Avokat u shpreh se Beleri po bëhet një precedent dhe do të krijojmë një traditë të mirë që drejtësia po thotë fjalën e saj.
Kara: Bota jashtë ka tradita dhe institucione. Ne nuk kemi tradita. Beleri po bëhet një precedent dhe do të krijojmë një traditë të mirë që drejtësia po thotë fjalën e saj. Pavarësisht se kemi mikpritjen ndaj grekëve, ata e kanë bindje ndaj Belerit.
Kjo drejtësi po fut në burg gjysmën e qeverisë, pra na bie kjo logjikë se po i bindet njërës palë. Ne kemi probleme me certifikimin e njerëzve qysh në profesione. Nëse nuk ka drejtësi të pavarur dhe mundësi certifikimi ku të gjenden 10 persona që të mos vjedhin.