"Beretta"/ 21 vjeçari nga Vlora kapet me armë zjarri tek rruga e Kavajës

"Beretta"/ 21 vjeçari nga Vlora kapet me armë zjarri tek

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në Tiranë.

Bashkë me të riun, tek rruga e Kavajës u arrestua edhe një 31 vjeçar që ishte me të për moskallëzim krimi.

Me finalizimin e operacionit "Beretta" u arrestua në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

"Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.  

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Beretta"/ 21 vjeçari nga Vlora kapet me armë zjarri tek

EMISIONET