Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës 55 vjeçari i dënuar në Itali me 25.8 vite burg

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës 55

Një 55 vjeçar i dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur sot në Durrës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, policia e Durrësit me finalizimin e operacionit policor të koduar “Koordinatat", arrestuan me qëllim ekstradimin Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës.

"Ai u arrestua me qëllim ekstradimi pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, kanë dhënë vendimin për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET