Kapet me 1 kg kokainë dhe 20 mijë euro në makinë, arrestohet korrieri shqiptar i drogës

Kapet me 1 kg kokainë dhe 20 mijë euro në makinë, arrestohet

Policia italiane arrestoi një korrier shqiptar droge në Le Budrie (Persiceto).

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, banues në komunën Reggio Emilia, i cili u ndalua në makinë teksa po kalonte fshatin.

Në makinë ai kishte rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro cash.

Gjithashtu policia arrestoi edhe një tjetër 46-vjeçar shqiptar në San Bartolomeo, me histori droge, i lidhur me 36-vjeçarin.

Burri në bagazhin e makinës, brenda një çantë shpine, kishte gati 6 kilogramë kokainë, rreth tridhjetë gramë marijuanë dhe një revole Taurus me 50 gëzhoja.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës, agjentët gjetën në një valixhe mbi dy kilogramë e gjysmë hashash, ndërsa në sirtarin e komodinës së dhomës së gjumit rreth 10 mijë euro.

Prej disa ditësh, hetuesit e Bolonjës dhe Reggios, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët hetimor, e kishin ndjekur 36-vjeçarin me histori të trafikut të drogës, me banim në Reggio Emilia në zonën e stacionit historik, i dyshuar si korrier i sasive të konsiderueshme të drogës që qarkullonin në të gjithë rajonin.

Dhe pardje, pas disa xhirove që kishte përfunduar në zonën e Reggios, shqiptari u bllokua në Le Budrie.

droge arrestohet shqiptari

EMISIONET