Rama: Nuk mendoj se dikush është pas vetos Bullgare, po mbahen peng 2 vende të NATO-s

Nga Brukseli, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se nuk mendon se pas vetos Bullgare qëndron dikush tjetër.

Ai tha se nuk është aspak dakord me mënyrën se si Bullgaria po e bën këtë gjë duke marrë peng, dy anëtare të NATO-s, pasi Maqedonia nuk po bëhet anëtare nesër.

Rama shtoi se vendet duhet të përpiqen jo të sulmojnë njëri-tjetrin, apo të bëjnë atë që shumë vende të tjera kanë bërë pas konflikteve të tmerrshme.

Rama: Jo, nuk mendoj se dhe nuk kam nënkuptuar se dikush është pas çmendurisë bullgare. Ky është një vendim i Bullgarisë dhe dua të jem në respekt me audiencën bullgare sepse respektoj çdo shqetësim që ata kanë dhe nuk jam aspak dakord me mënyrën se si ata po e bëjnë këtë gjë duke marrë peng, dy anëtare të NATO-s Maqedonia nuk po bëhet anëtare nesër, ka plot kohë për ta zgjidhur këtë çështje. Ky proces është më kaq shumë kthesa dhe labirinte dhe këtë gjë mund ta përdorë Bullgaria. Në mes të një lufte të vazhdosh dhe të luftosh për diçka që e ka kthyer BE-në në një organizatë qesharake. 26 vende rrinë dhe nuk mund të bëjnë gjë për shkak të vetos.

Ne kemi një problem, por ama si mund ta zgjidhim këtë çështje të madhe? Duke u përpjekur që të sulmojmë njëri-tjetrin, apo të bëjmë atë që shumë vende të tjera kanë bërë pas konflikteve të tmerrshme, duke siguruar prosperitet për shumë breza. Kjo është mënyra se si e mendoj unë.

EMISIONET