Ç’ka ndodhur sot te shkolla “Sevasti Qirjazi”? Adoleshenti nxjerr th... dhe kërc*non edhe mësuesit: "Lirohet nga policia se babain e ka OPGJ"

Dhuna në shkolla vijon të jetë një gangrenë për vetë shkollat por edhe për policinë.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News” ku njofton se një sherr mes adoleshentësh ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta te shkolla “Sevasti Qirjazi” në kryeqytet, sherr që do të transferohej edhe në Këshillin Pedagogjik ku mësohet se është kërcënuar edhe stafi i mësuesve të shkollës në fjalë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është tentativa për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen për publikun nga vetë Policia e Shtetit. Dhe dyshimet për censurimin e kësaj ngjarjeje duket se është bërë prindit i adoleshentit të dhunshëm, i cili mësohet se është Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).

“Te shkolla “Sevasti Qirjazi” ka ndodhur një sherr me armë të ftohta.

Është kërcënuar stafi pedagogjik, edhe është shoqëruar në komisariatin nr. 4 autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 dhe nuk është raportuar as nga Policia e Shtetit.  Ka hyrë me thikë dhe ka rrahur zyshat, por është liruar pasi autori adoleshent është djali i një polici OPGJ”, raportojnë burimet.

EMISIONET