Jo vetëm nga Kosova/ Me pushime në Shqipëri edhe turistë nga Serbia e Maqedonia e Veriut

Bregdeti shqiptar mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës edhe për këtë sezon.

Fundjavë ka nisur me një fluks të lartë mjetesh drejt Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Morinit.

Sipas pushuesve turizmi patriotik mbetet më i miri.

Megjithatë, pushuesit nga Kosova thonë se ka vend akoma për përmirësime.

Edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë zgjedhur këtë sezon vendin tonë për të pushuar.

Policia kufitare e Morinit bëri me dije se fluksi ka nisur që pasditen e së premtes, (18 qershor)  dhe e njëjta situatë ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas policisë kufitare që me fillimin e sezonit turistik në Morinë po punohet me proçedurë të përshpejtuar dhe me gjashtë sportele.

EMISIONET