Ndaloi trajtimin e kujdesit intensiv/ Vdes burri që luftoi me Covid-19 për më shumë se 14 muaj

Ndaloi trajtimin e kujdesit intensiv/ Vdes burri që luftoi me Covid-19

Vdes në moshën 49 vjeçare pacienti, që luftoi me virusin për plotë 14 e gjysmë muaj.

Sipas Daily Mail, Jason Kelk, 49 vjeç, u shtrua në Spitalin St James 'në Leeds më 31 Mars, 2020 dhe qendroi nën kujdesin intensiv për më shumë se 14 muaj.

Kohët e fundit shëndeti i 49 vjeçarit ishte përkeqësuar, duke e bërë të marrë vendimin jetë a vdekje.

Kështu që ai vendosi të tërhiqet nga kujdesi intensiv, duke hequr nga priza aparaturat e oksigjenit.

Si rrjedhojë burri humbi jetën në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij, ashtu si kur ai dëshironte, thotë bashkëshortja Sue Kelk.

Ajo thotë për mediet e huaja se burri i saj ishte trim dhe se ai nuk donte të jetonte më kështu".

"Ai ishte shpirti im binjak. Ne ishim anët e kundërta të së njëjtës monedhë", shprehet bashkëshortja.

 

 

 

 

EMISIONET