“Jo më me mbyllje sysh dhe ngritje duarsh”, Hoxha: Kemi ndarë mendjen ti fitojmë zgjedhjet

Lisandër Hoxha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD thotë se tashmë e kanë ndarë mendjen se do ti fitojnë zgjedhjet.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberi, Lisandër Hoxha tha se fitorja do të arrihet përmes angazhimit të mijëra mbështetësve.

Lisandër Hoxha: Interesi publik është, se çfarë do të bëjë PD për të shpëtuar shqiptarët nga ky shkatërrim ekonomik  ku i ka future Edi Rama. Ne jemi formuar si parti konservatore. Fatkeqësisht kemi koleg brenda PD që refuzojnë këtë gjë. Në Këshillin Kombëtar nuk kalojnë gjërat me mbyllje sysh dhe ngritje duarsh, me duartrokitje. E kemi ndarë mendjen ti fitojmë zgjedhjet, përmes angazhimit të qindra mijëra kandidatëve, kështu kontributi i patronazhistëve dhe atyre që shkojnë me thes mielli do të jetë zero.

“Nëse hapemi ndaj shoqërisë ata do të zgjedhin më të mirën prej nesh nëse nuk hapemi 9 vite kanë kaluar do të kalojnë dhe vite të tjera, këtu jemi”, tha ai.

“Jo më me mbyllje sysh dhe ngritje duarsh”, Hoxha:  Kemi

EMISIONET