Jetesa mes ujërave të zeza në Lezhë, banorët e një pallati në protestë: Bashkia të ndërhyjë!

Banorët e një pallati në Lezhë kanë protestuar të shtunën për shkak të ndotjes së madhe që po përjetojnë nga ujërat e zeza.Banorët u shprehën se situata është bërë shqetësuese, ndërsa apeluan Bashkinë që të marrë masa të menjëhershme.

Kjo është situata në ambjentet e pasme të pallatit nr 10 në rrugen "Frang Bardhi" na lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës.

Ujërat e zeza të banesave private shkarkohen pranë këtij pallati, i cili ndodhet ngjitur me prefekturën dhe Bashkinë e Lezhës.

Kjo situatë, e cila vijon prej muajsh, ngriti në protestë banoret të cilët thonë se bashkëjetesa me ujërat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.

"Ndihemi të përbuzur dhe aspak të marrë në konsideratë. Jetojmë në një pallat në zemër të qytetit të Lezhës."

Janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, por asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës, tregojnë banorët.

"Kemi 1 vit e gjysmë që ankohemi dhe nuk ka marrë njeri masa."

"Është dëm i shumëfishtë, dëm shëndetësor në radhë të parë."

Me rritjen e temperaturave, prezenca e ujërave të zeza përreth këtij pallati bëhet dhe më problematike dhe rrezik epidemie, ndaj kërkohet që të gjendet sa më parë zgjidhje.

EMISIONET