“Janë dy rrugë, drejt Europës ose rruga tjetër” Zaimi: Është momenti që BE të tregojë seriozitet
Kosova kërkon anëtarësimin në BE, ka qenë kryeministri i Kosovës i cili ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin në republikën Çeke vend i cili kryeson aktualisht presidencën e BE.
Kosovës i është premtuar perspektiva evropiane prej gati 2 dekadash por nga ana tjetër të gjithë e dimë që ky aplikim i Kosovës është një rast sui generis që do të merret në shqyrtim nga ana e Brukselit. Pse është bërë i nevojshëm ky aplikim në këtë moment?
Armër Zaimi, politolog në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se “Kosovës vazhdimisht i jepen garanci për të ardhmen evropiane, sa herë kërkojnë që të zbatojnë reformat, tani është momenti që edhe BE të tregojë seriozitetin e vet”.
Arbër Zaimi: Duke qenë se Kosovës vazhdimisht i jepen garanci për të ardhmen evropiane sa herë kërkojnë që të zbatojnë reformat tani është momenti që edhe BE të tregojë seriozitetin e vet. Ndërkohë që Kosova po punon realisht për realizimin e këtyre reformave tani është koha që BE të tregojë se u qëndron fjalëve të veta. Menjëherë pas aplikimit të Kurtit kanë ardhur përkrahje nga vende të BE. Estonia e ka përkrahur dhe presim që dhe vende të tjera ta përkrahin Kosovën.
Sipas Zaimit dy janë rrugët ajo evropiane ose “rruga tjetër përfshin aktor të tjerë përfshin aktorë të tjerë ndoshta dhe Rusinë”.
Arbër Zaimi: Janë dy rrugë ose drejt Europës ose rruga tjetër përfshin aktor të tjerë përfshin aktorë të tjerë ndoshta dhe Rusinë. Kështu që Europa e ka momentin për të treguar qartësinë e saj strategjike dhe gjeopolitike. Shenjat janë të mira.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

