Italia dëbon 56-vjeçarin shqiptar klandestin, ishte arrestuar për vjedhje
Një 56-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Siena. Ai kishte hyrë në mënyrë klandestine në territorin italian.
Ata e shoqëruan menjëherë në Zyrën e Emigracionit për të mësuar më shumë ndaj tij.
Nga kontrollet e mëvonshme rezultoi se 56-vjeçari shqiptar ishte arrestuar në Piemonte për vjedhje, posedim dhe prodhim dokumentesh false, me siguri të përdorura për të hyrë në Itali.
Në atë moment, agjentët e Zyrës së Emigracionit nisën procedurat e dëbimit, në përfundim të të cilave u dhanë dekretet përkatëse të dëbimit dhe shoqërimit deri në kufi.
Më pas policët e shoqëruan në aeroportin e Fiumicino ku u hipën në një fluturim për në Tiranë.