Kishte një dënim për të kryer, 35-vjeçari arrestohet në aeroportin italian sapo mbërrin nga Tirana

Kishte një dënim për të kryer, 35-vjeçari arrestohet

Policia kufitare në aeroportin e Peskarës ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar sapo ka zbritur nga një fluturim nga Tirana.

Ai ishte dënuar për lëndime të rënda me përdorim të armëve.

Për të riun ishte në pritje një urdhër burgimi për 4 vjet e 3 muaj, i lëshuar nga gjykata e Breshias në vitin 2020 për ngjarje të ndodhura në vitin 2012.

Dënimi, i cili u bë i ekzekutueshëm në vitin 2022, u krye nga efektivët e policisë kufitare të aeroportit, të cilët menjëherë pas mbërritjes e identifikuan 35-vjeçarin dhe e dërguan në burgun San Donato në Pescara.

itali arrestohet shqiptari

EMISIONET