Ish-zëvendësministri i Arsimit: Problemet e vendit nuk zgjidhen duke mbyllur TikTok

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Problemet e vendit nuk zgjidhen duke

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dalë më në fund me një vendim lidhur me ndalimin e aplikacionit TikTok nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit përfundimtar të gjykatës, me këtë veprim të qeverisë janë cënuar të drejtat dhe liritë e individit. Vendimi thekson se bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta, dhe çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet, duke nënvizuar se masa të tilla kërkojnë argumentim të fortë ligjor dhe proporcionalitet.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se vendimi është tregues i një momenti kritik për qeverinë.

“Mesa duket kryeministrit po i vjen fundi. Kur një lider hyn në mohim të plotë të realitetit, zakonisht është shenja e fundit e çdo regjimi. Një kryeministër që ka shkatërruar arsimin dhe trurin e një kombi nuk mund të pretendojë të jetë zëri i prindërve, e aq më pak të flasë në emër të tyre”, shkruan Muka.

Ai shton se problemet reale nuk zgjidhen duke mbyllur aplikacione, por duke ndërtuar institucione të forta dhe një arsim cilësor që edukon të rinjtë për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.

Sipas tij, Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira për arsimin, ndërsa treguesit ndërkombëtarë e rendisin vendin ndër të fundit në rajon dhe në Evropë.

Reagimi i Mukës:

Kryeministrit, mesa duket, po i vjen fundi. Kur një lider hyn në mohim të plotë të realitetit, zakonisht është shenja e fundit e çdo regjimi.

'Një kryeministër që ka shkatërruar arsimin dhe trurin e një kombi nuk mund të pretendojë të jetë zëri i prindërve, e aq më pak të flasë në emër të tyre.

Problemet e vërteta nuk zgjidhen duke mbyllur aplikacione, por duke ndërtuar institucione të forta, arsim cilësor dhe një shoqëri që di të edukojë të rinjtë për të përdorur teknologjinë me përgjegjësi.

Sot vendi ndodhet në një nga periudhat më të errëta për sa i përket arsimit: të gjithë treguesit ndërkombëtarë tregojnë se jemi ndër të fundit në rajon dhe në Evropë.

Historia na ka treguar shpesh: kur pushteti humbet kontaktin me realitetin, fundi i tij është vetëm çështje kohe.

EMISIONET