Ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Jakaj: Amnistia tejet e vonuar, duhet bërë 1 herë në 2 vjet. Burgjet janë të tejmbushura
Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë do të publikonte nismën ligjore për amnistinë e të burgursve që vuajnë dënimet e tyre në institucionet peniticiare në Shqipëri.
Ky vendim i qeverisë është përshëndetur edhe ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Jakaj vlerësoi se nisma është tejet e vonuar.
“Që prej 2019-ës nuk ka pasur një amnisti të plotë dhe në fakt kjo amnisti ështe e vonuar. Sepse amnistitë realizohen në gjithë botën, dhe ajo aplikohet të paktën një herë në 2 vite.
Amnistia bën shfryrjen e sistemit peniticiar, në kuptimin e plotë fjalës. Ne kemi një tejmbushje të sistemit poeniticiar dhe kjo ndodh edhe për shkak të mos shqyrtimit në kohë të çështjeve nga Gjykata, duke i lënë njerëzit në paraburgim në pritje të vendimit.
Në gjykimin tim kjo amnisti duhej të ishte më e gjerëq dhe më gjithëpërfshirëse”, u shpreh ndër të tjera, ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj.
Nga amnistia në fjalë përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaron se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.
Ndërkohë, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk perfitojne amnisti si te tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshme të dënuarve per vrasje dhe subjekteve të SPAK.