Incineratori i Fierit "nis të shuhet", kalon për gjykim dosja, lehtësohen akuzat për Bllakon e Dervishajn

Është zhvilluar këtë të premte seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit, ku të akuzuar për këtë aferë janë 20 të pandehur përfshi këtu ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-zyrtarin e FSHF, Arben Dervishaj.

Incineratori i Fierit "nis të shuhet", kalon për gjykim
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

Nga ana e saj, Gjykata teksa ka vendosur kalim për gjykim të çështjes, i konsideron Alqi Bllakon dhe Arben Dervishin si funksionare publike dhe jo funksionarë të lartë shtetërore, duke riformuluar akuzën  nga korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion të zyrtarëve publikë.

Kjo kërkesë vjen pasi GJKKO-ja Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik.

Ndërkaq kanë rënë akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për të akuzuarin tjetër në këtë çështje Arben Dervishajn.

Incineratori i Fierit "nis të shuhet", kalon për gjykim
Arben Dervishaj

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar, ç’ka do të thotë në rast se ata do të gjendet fajtor pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3-ën.

gjkko incineratori lefter koka alqi bllako fieri arben dervishaj

EMISIONET