Ibrahimaj: Nga Aministia fiskale janë të përjashtuar subjektet e OFL-së. Po rishikojmë buxhetin

Ekspertët ndërkombëtarë japin rrezikun e pastrimit të parave të ardhura nga krimi me aministinë fiskale

Por ministrja e Financave, deklaroi sot se ligji do të ketë kufizime duke përjashtuar të gjithë individët subjekte të OFL-së.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Delina Ibrahimaj: Pr/ligji që është hedhur për diskutim ka një gamë të subjekteve që është përjashtuar nga benefiti I kësaj amnistie. Është e gjithë gama, pjesë e aktit normavit të OFL-së. një gamë e gjërë krimesh, një numër i lartë individësh që vijnë të përjashtuar.  Me këto përjashtime do të eliminojmë maksimalisht të përfitojnë personat që nuk duhte të përfitojnë.

Drafti i Aministisë fiskale është në konsultim publik dhe ministrja e Financave deklaroi se janë mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe aministitë e mëparshme, ndërkohë opozita e akuzon se me këtë aministi synohet të pastrohen paratë e ardhura nga krimi dhe trafiku i drogës.  

Po sa është fatura financiare që parashikohet nga kjo aminstie?

Delina Ibrahimaj:“Është e vështirë të analizosh një dukuri e cila nuk ka ndodhur më parë dhe nuk kemi eksperiencë. Jemi duke bërë disa analiza bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë për paranë në qarkullim jashtë bankave me qëllim të vijmë me një vlerë të përafërt por nuk ka mbaruar ende analiza.

A po diskutohet paketë e dytë shtesë për të përballuar rritjen e çmimeve?

Ministrja e Financave tha se pas rishikimit të buxhetit ky institucion do të dalë me një paketë të ardhshme antikrizë

Delina Ibrahimaj:Ministria e financave është në procesin e rishikimit të buxhetit dhe të analizës së të gjithë të dhënave dhe treguesve sa i takon konsumit dhe të ardhurave të disponueshme të familjeve. Në përfundim do të dalim me paketën që pritet të vijojë për ato kategori biznesesh apo individësh që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Pas rishikimit të buxhetit do të dalim me një deklaratë për paketën e ardhme antikrizë në total”

EMISIONET