I riu shqiptar u qëllua për vdekje me plumb në kokë, ja si ndodhi ngjarja

I riu shqiptar u qëllua për vdekje me plumb në kokë, ja si

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi, pas sherrit për një vajzë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari shqiptar, u qëllua me armë gjahu nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos.

Një bukuroshe brune 23-vjeçare, thuhet se u bë shkak për vrasjen të riut. 23-vjeçarja mësohet se është në gjendje jo të mirë psikologjike, punon në një dyqan nate në ishullin e erërave, ndërsa dyshohet se kishte një lidhje me viktimën.

Autori, kishte shprehur interes dhe kur ka parë shqiptarin e dehur duke u sjellë keq ndaj saj në Skylabela after club, ka ndërhyrë.

Dy burrat janë zënë, në fakt edhe Mykoniatis është goditur me grusht nga shqiptari, për pasojë situata ka arritur në ekstrem.

Pas vrasjes që tronditi ishullin kozmopolit, kryebashkiaku Konstantinos Koukaspo përpiqet, sipas informacioneve, të qetësojë banorët duke iu referuar një incidenti të izoluar dhe jo të përditshmërisë së Mykonos, duke kujtuar se çdo vit po bëhen përpjekje për të përmirësuar për të forcuar ndjenjën e sigurisë së banorëve dhe turistëve./protothema/

EMISIONET