I riu hedh në Tik-Tok videon në makinë pa rrip sigurimi, prangoset nga policia, rezulton i droguar

I riu hedh në Tik-Tok videon në makinë pa rrip sigurimi,

Një video e postuar në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, i ka kushtuar arrestimin nga policia një shoferi.

Ai e ka postuar video në Tik-Tok teksa filmonte, ndërkohë që ishte pa rrip sigurimi dhe pa leje drejtimi për mjetin.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas, 21 vjeç, drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".” – njofton policia.

 

EMISIONET