Krimi pranë gjykatës/ Dhurata ishte në lokal kur ndodhi vrasja, njoftoi të atin për lëvizjet e ish bashkëshortit

Krimi pranë gjykatës/ Dhurata ishte në lokal kur ndodhi vrasja,

Zbulohet roli i Dhurata Saliajt në vrasjen e ish bashkëshortit të saj, Kudret Saliaj. Sipas burimeve nga policia e Tianës bëhet me dije se Dhurata Saliaj ka qenë në lokalin ku ka ndodhur vrasja.

Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj me lëvizjet e viktimës.

Rezulton sipas policisë, se gruaja tashmë e arrestuar ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.

Vrasja u shënua pak para mesditës së 4 qershorit në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës ku pritet të mbahej seanca e radhës për procesin e divorcit.

Vrasja ndodhi në sy të njërit prej tre fëmijëve të çiftit. Dhe nga plumbat mbeti i plagosur dhe avokati Adriatik Cama, ish prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Për krimin u arrestua edhe shtetasi Mexhit Picari, babai i Dhuratës dhe ish vjehrri i 40-vjeçarit që u qëllua me tre plumba teksa qëndronte në lokal me avokatin e tij Adriatik Cama para seancës së divorcit.

Policia ka bërë me dije se pas hetimeve në lidhje me ngjarjen, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

EMISIONET