"O Ba, o ba!" Djali i mitur pa gjyshin kur i vrau të atin pranë Gjykatës

"O Ba, o ba!" Djali i mitur pa gjyshin kur i vrau të atin

Kudret Saliaj mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, 4 qershor.

Ai u qëllua për vdekje nga Mexhit Picari, babai i ish-gruas së tij Dhuratës, më të cilën kishte edhe një proces divorci.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, avokati i Kudret Saliajt.

Mësohet se në vendngjarje ka qenë edhe djali i mitur i çiftit, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes, ndërsa në kushte të rënduara psikologjike është shoqëruar nga policia për tu qetësuar.

Djali i mitur ka qenë në tavolinë me të atin në momentin e vrasjes. Ai bërtiste "O Ba, o Ba" pas tronditjes që pësoi.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, (4 qershor 2021) në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.  Shtetasi Kudret Saliaj mbeti i vrarë me tre plumba ndërsa u plagos avokati i tij, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Adriatik Cama.

 

EMISIONET