I nxehti Afrikan, ja sa do të jetë temperatura më e lartë për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 08:44

Vendi ynë vazhdon të mbetet në dominimin e masave të nxehta ajrore nga Veriu i kontinentit Afrikan.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të shkojnë në vlerat 18°C deri në 41°C, që do të jetë temperatura maksimale për sot.
Era do te fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 - 45 km/h nga drejtimi Perendimor - Veriperendimor duke krijuar dallgë në det.


