Atentati në Lushnje, viktima dhe të plagosurit u qëlluan nga një mjet në lëvizje
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bledar Muços, 40-vjeç, mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se viktima, i cili është pronari i lokalit, ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë.
Ndërkohë autorët të cilët kanë qenë brenda një mjet tip “Benz”ngjyrë të zezë, e cila ka qenë në ecje, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Mësohet se për shkak se makina ka qenë në lëvizje, ka devijuar shënjestra, e si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë.
E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 22; 55.

