I dënuar me 11 vjet burg për vjedhje në Itali, arrestohet në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 18:07

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin Argon (Dashanir) Paja nga fshati Gjorem i Kurbinit.
Paja ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje në Itali dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 11 vite burg.
Pas arrestimit pritet të ekstradohet në shtetin italian për kryerjen e dënimit.


