“Na ka ardhur litari në fyt”, biznesmeni i Vaut të Dejës: Më kanë shkaktuar mbi 30 milion lekë dëm

Në takimin e zhvilluar nga kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha me banorët në Vaun e Dejës banori dhe biznesmeni i kësaj zone Maka tha se me investimet e bëra jashtë standardi ka humbur miliona lekë.
Ai u shpreh se me këtë qeverisje njerëzve ju ka ardhur litari në fyt dhe të gjithë po detyrohen të largohen.
“Doktor mirë se ke ardhur në bashkinë më demokratike por dhe më të varfër. Unë quhem Zef Maka, jam një biznesmen ka 28 vite që e ushtroj këtë aktivitet. Biznesi ka vështirësitë e veta por këto vite po fiket në atë mënyrë sa ne detyrohemi të largojmë punëtorët. Kam mbi 70 punëtor të siguruar por detyrimet e taksat që i paguajmë po na i vjedhin nuk po na kthehet asnjë lloj shërbimi. Shyqyr që erdhe e të paçim, nëse nuk merrni forcën me i godit këta sot një vit po u bashkuam këtu as gjysmë nuk na ke. Nuk mban më, na ka ardhur litari në fyt. Me taksat tona këtu po bëjnë investime jashtë standardit dhe mua më kanë shkaktuar mbi 30 milion lekë të dëm.”

