Hyn me forcë në banesën e një gruaje dhe e dh*non, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Hyn me forcë në banesën e një gruaje dhe e dh*non,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, teksa e dhunuar ka mbetur një grua që ka përjetuar momente tmerri nga sulmi i papritur.

Burime zyrtare të policisë vendore bënë sot me dije (31 mars) se ngjarja ka ndodhur në fshatin dërmenas dhe pas denoncimit arrestuan të dyshuarin J.V., 31 vjeç.

Paraprakisht njoftohet se sulmi ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk jepen detaje nga dinamika.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj”.

Pas veprimeve paraprake dhe marrjes në pyetje të dy të rinjve, dosja i ka kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

EMISIONET