Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, vdes 60-vjeçari shqiptar në Itali
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar në moshën 60-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vecchia, ku shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur po udhëtonte me mjetin tip “Nissan Qashqai”.
Mediat italiane bëjnë me dije se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur, ku si pasojë shqiptari ka humbur jetën në vend.
Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij aksidenti tragjik.
Paraprakisht dyshohet se 60- është shpërqendruar gjatë drejtimit të makinës. Në aksident nuk janë përfshirë mjete apo persona të tjerë.