Itali: Qëllon me armë shqiptarin, arrestohet 23-vjeçari, dyshohet konflikt për drogën

Itali: Qëllon me armë shqiptarin, arrestohet 23-vjeçari,

Ky është Olgert Leka, 23 vjeç, me origjinë nga Shqipëria dhe këtë mëngjes ai u arrestua nga hetuesit për tentativë vrasjeje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Torinos më 5 tetor dhe dyshohet për një Pazar të prridhur të drogës.

I plagosuri Rexhep Uba, ishte qëlluar me dy të shtëna pistoletë të kalibrit të vogël në gjoks dhe shpinë.

Ai u transportua në spitalin Molinette në gjendje të rëndë dhe qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë, ndërsa tani është jashtë rrezikut.

Dyshohet se shqiptari e ka qëlluar Rexhepin nga frika se bashkëbiseduesi i tij ishte gjithashtu i armatosur. 

Për hetuesit, versioni i kësaj ngjarjeje përmbante shumë të panjohura, sepse Rexhepi, në të kaluarën, ishte arrestuar për një trafik të madh droge nga Shqipëria në Itali.

I akuzuari iu nënshtrua arrestit të lëshuar nga prokurori Giuseppe Drammis i cili do ta marrë në pyetje. 

 

EMISIONET