Bylykbashi: Me projektin e ri zhduket mundësia që në qytetin e Durrësit të vijnë linjat e trageteve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se me portin e Jahteve zhduket mundësia që në qytetin e Durrësit të vijë linjat e trageteve.

Ai tha se është e pamundur që tragetet të futen në këto porte me jahte dhe barka dhe kështu pritet një arterie e komunikimit njerëzor.

Bylykbashi: Këtu zhduket mundësia që në qytetin e Durrësit të vijnë linjat e trageteve, që na lidhin me Barin dhe Anconën, që edhe mund të shuhen, sot zhduken. Është e pamundur që tragetet të futen në këto porte me jahte dhe barka. Pritet një arterie e komunikimit njerëzor

EMISIONET