Hon i thellë në PD edhe për presidentin/ Komisioni i Rithemelimit "anulon" vendimin e Alibeajt, thërret nesër Këshillin Kombëtar

Ndasitë në PD janë vërtet të thella edhe sa i takon procesit të zgjedhjes së presidentit. Komisioni i Rithemelimit i bëri thirrje deputetëve të injorojnë thirrjen e Alibeajt për tu mbledhur sot në orën 17:00 ndërsa njoftoi thirrjen e Këshillit kombëtar nesër ora 18:00

Zëdhënësja për median e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Florjana Garo përmes një deklarate për median nënvizoi se Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar prandaj çdo veprim I tij është individual.

 "Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.

Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike.”

Kush e thërret grupin parlamentar?

Zëdhënësja për median e këtij komisioni sqaron se thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar.  Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.  Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë deputeti Edi Paloka përmes një deklarate sërish për median njoftoi mbledhjen e këshillit kombëtar për të diskutuar zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë Albana Vokshi lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. 

EMISIONET