HIV/AIDS? Kujdes nga të tjerat, mjekët japin alarmin për SST-të: Më të prekur homoseksualët

Sifilizi, një sëmundje seksualisht e transmetueshme po kthehet në shqetësim pasi në tri vitet e fundit ka prekur 24 persona. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se kjo situatë kërkon më shumë vëmendje, ndërsa qytetarëve u bën thirrje për kontrolle e vizita të vazhdueshme.

HIV AIDS nuk është e vetmja sëmundje seksualisht e transmetueshme që ka prekur shqiptarët.

Në grupin e atyre që konsiderohen si më të rrezikshme me numër të konsiderueshëm të infektuarish është edhe sifilizi.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se në tre vite janë regjistruar 24 raste të tilla.

“Në konsulta janë vënë re 24 raste të regjistruara dhe të ndjekura brenda një viti. Kemi pasur raste me HIV dhe sifiliz.”

Gjithmonë e më shumë po vihet re një shtim i të infektuarve me sifiliz te burrat që kryejnë marrëdhënie me burra.

“Meshkujt që bëjnë seks me meshkujt kanë risk më të lartë. Kemi vënë re që rreziku i sifilizit dhe infeksioneve të tjera është më i lartë.”

Harxhi bën apel për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë, pasi mund të kurohet.

“Të rritet ndërgjegjësimi i popullatës dhe ofruesve të kujdesit për të ofruar më shumë testime.”

Kujdes duhet të kenë edhe nënat shtatzëna, pasi ky infeksion kalon të fëmija.

“Kemi pasur raste gratë shtatzëna që janë mjekuar me kujdes.”

Gjatë vitit 2022 me një fëmijë 1 vjeç rezultoi i infektuar me HIV AIDS, ndërsa me sifiliz deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë rast mes fëmijëve.

Sëmundja transmetohet kryesisht nga kontaktet seksuale, dhe shenjat dalluese të saj janë puçrrat në organet gjenitale.

EMISIONET