Hazizaj: Shqipëria ka avancime në mbrojtjen dhe kujdesin e të drejtave të fëmijëve
Altin Hazizaj drejtor i CRCA në një bisedë skype në Ora News në emisionin Epiqendër të moderatores Sonila Musai foli mbi zbatueshmërinë e të drejtave të fëmijëve.
Hazizaj: Në qoftë se do ta shohim në aspektin ligjor padiskutim që të gjithë fëmijët pa përjashtim gëzojnë të gjitha të drejtat dhe kjo vjen jo vetëm për shkak të Kushtetutës së Shqipërisë por sepse Shqipëria ndër të tjera ka një ligj me problem por goxha pozitiv përsa i përket mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të fëmijëve.
Ajo çfarë është problematik dhe kjo në fakt është në shumë fusha të jetës sonë, nuk ka të bëjë me ligjshmërinë se sa ka të bëjë me zbatimin e ligjit. Pra këto institucione tona që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin a janë të afta a kanë stafe të afta për ta zbatuar ligjin. Shqipëria ka avancime në mbrojtjen dhe kujdesin dhe në përgjithësi në respektimin e të drejtave të fëmijëve.

