Hanxhari: PD është vendosur në murin e pushkatimit për djegien e mandateve. Debat në Drejt/ Harxhi: Nëse është kështu...

Djegia e mandateve nga PD-ja shkaktoi debat në studion e "Drejt" në RTV Ora.

Profesori Romeo Hanxahri u shpreh se këto kanë qenë veprime kologjiale.

Hanxhari: PD është vendosur në murin e pushkatimit, ose lini mandatet ju që keni karrige në Parlament ose ju jeni tardhtarë.

Harxhi: Nga Kush?

Hanxhari: Ky ka qenë një presion mediatik i opinionistëve të cilët kanë peshë në opinionbërie. Mund të lidhet dhe me faktin që zoti Basha ishte i kompleksuar nga 2017, por nuk mund të mohojmë presionin e madh që ka qenë që nga baza e PD-së.

Harxhi: Ku e keni parë bazën e PD-së që paska kompleksuar Lulzim Bashën për dorëzimin e mandateve?

Hanxhari: Nuk thashë e ka kompleksuar, thashë që u krijua një frymë...

Harxhi: Vendimi është marrë në shkurt. Duhet të jemi korrekt me faktet.

Hanxhari: Është krijuar një presion mediatik, një opinion shoqëror, nëse nuk është kështu ma kundërshtoni.

Harxhi: Absolutisht jo!

Hanxhari: Unë e kam përjetuar këtë presion. Unë kam komunikuar me drejtues të nivelit të dytë të PD dhe ma kanë konfirmuar këtë gjë. Ky presion ndjehet dhe sidomos presioni bëhet nga opinionbëria.

Harxhi: Kryetari i PD bie pre e këtij presioni nga opinionistët? Kjo nuk është normale.

Hanxhari: Opinioni në Shqipëri ndërtohet nga studiot...

Harxhi: Nëse ai bie pre e opinionit të studiove nuk e meriton të jetë kryetar i PD-së.

EMISIONET